Lajmet e fundit

Demonstratat e dhunshme të një pjese të opozitës në dy ditët e fundit nga Beogradi dërguan një pamje të shëmtuar, duke i shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.
Kështu tha ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili e sheh të pakuptueshme që as ambasadat, as BE nuk kanë folur për ngjarje të tilla.
Daçiq për Tv Pink tha se e gjithë kjo ndodhi në ditën kur u dërgua një mesazh në botë, një mesazh në përvjetorin e 15-të trazirave të marsit në Kosovë, transmeton Klan Kosova.