Lajmet e fundit

Qindra persona janë mbledhur në natën e dytë të protestave në vendin ku policia kishte vrarë një njeri me ngjyrë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Persona të ndryshëm, familjarë e miq janë takuar tek “Baton Rogue” vendi ku ishte vrarë Alton Sterling ditën e martë.
Ndërsa në Minesota është publikuar një tjetër video e policisë duke vrarë një tjetër njeri me ngjyrë.
Philando Castile është vrarë në makinën e tij përderisa ishte lakuar për të marrë patentë shoferin, ka deklaruar e dashura e tij.
Ndërsa kur policia e kishte ndaluar ai kishte thënë që ka leje për të mbajtur armë dhe se kishte një nën pronësinë e tij.
Në video shihet Castile i mbuluar në gjak ndërsa polici me armë drejtuar nga ai.