Lajmet e fundit

Ish-punëtorët e fabrikës “IMN Kosova” protestuan para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke kërkuar pagat e papaguara prej vitesh.
Ata thonë se u ishte premtuar kompensim për rreth 43 paga minimale, por deri më tani kanë marrë vetëm premtime.
Punëtorët, tashmë kryesisht pensionistë, theksojnë se shumat prej rreth 3 mijë eurosh do t’u ndihmonin shumë.
Përfaqësuesi i tyre ligjor e cilëson situatën si neglizhencë institucionale dhe thotë se përgjegjësia bie mbi AKP-në.
https://www.youtube.com/watch?v=UrupNO8SDmI