Maunet bllokuan pikat kufitare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shoferët po protestojnë për rregullat e reja për hyrje në BE, që rishtazi u vendos të aplikohen.
Ata nuk mund të qëndrojnë mbi 90 ditë brenda zonës Schengen, raporton Klan Kosova.
E tani, situata ku pamundësohet importi i lëndës së parë, sikur edhe eksporti i produkteve, po dëmton jo pak kompanitë kosovare.
Nëse gjendja e tillë vazhdon, pritet përkeqësimi i furnizimit me artikuj edhe bazikë.
E nëse hallakama në kufij zgjat, vihet në pikëpyetje edhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.
Sidoqoftë, te enjten pasdite, në Mal të Zi e në Maqedoni të Veriut u ndërpre protesta shkaku i disa lehtësirave që u bënë, kurse BE-ja njoftoi se ka përgatitur një draft, që do ta trajtojë edhe zgjidhjen e kësaj çështje. /Klanksova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=NcXP8VElors
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.