Lajmet e fundit

Protestuesit po kërkojnë lirimin e Gafurr Dugollit që u kap nga autoritetet maqedonase pasi ndaj tij shteti serb ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar, nën dyshimin se ka kryer krime lufte.
Të martën protestuesve iu bashkëngjiten edhe drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, pasi Gafurr Dugolli ishte pjesë e UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Drejtuesit e ambasadës pritën në takim vllahun e Gafurrit, Ilir Dugollin.
Ky nuk u prononcua para mediave, por u mor vesh se drejtuesit e ambasadës e kanë siguruar atë se Gafurri nuk do të ekstradohet në Serbi.
E shqetësuar më këtë arrestim ishte edhe vajza e Gafurr Dugollit.
Arrestim i Gafurr Dugollit që është shef i protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë ka nxitur reagime edhe të Qeverisë së Kosovës.