Lajmet e fundit

Mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin polak të Varshavës përderisa një krizë kushtetuese në mes Qeverisë dhe Gjykatës së Lartë është duke u thelluar.
Qeveria e Polonisë do të ndryshojë mënyrën se si gjykata po punon ndërsa kjo e fundit pohon se ndryshimet e kërkuara nga qeveria, janë antikushtetuese, përcjellë Klan Kosova.
Varshava zyrtare, ka refuzuar të publikojë vendimin e gjykatës sepse nëse bëhet dicka e tillë ajo do të kalojë në detyrim për të pranuar kërkesat e tyre.
Sipas kritikëve ndryshimi i punës së Gjykatës së Lartë do të kufizojë aftësinë e gjykatës për të shqyrtuar legjislacionin e Qeverisë, përcjellë Klan Kosova.
Në protestën e fundit në Varshavë demonstruesit valvitën flamujt polak dhe të Bashkimit Europian duke marshuar nga Gjykata Kushtetuese e deri tek Pallati Presidencial.
Ndërkaq sipas qeverisë protestat janë një dëshmi se demokracia është lulëzur në Poloni.