Lajmet e fundit

Pas rezultateve të referendumit për ndryshime kushtetuese të shpallura nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan qindra njerëz u mblodhën në dy lokacione në Stamboll, për të protestuar,transmeton Klan Kosova.
Portestuesit u mblodhën në Beshiktash në pjesën evropiane të Stambollit dhe në Kadikoy në pjesën aziatike të qytetit.
Ata mbanin pankarta ku shkruante "Jo, ne do të fitojmë" dhe duke brohoritur "Vjedhës”, “Erdogan vrasës".