Lajmet e fundit

Qindra protestues, shumica të rinj, kanë dalë nëpër rrugët e Beogradit për të kundërshtuar zgjedhjen e Aleksandër Vuçiq për president, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Turma të protestuesve kanë marshuar të mërkurën në kryeqytetin serb dhe në qytete tjera, duke brohoritur dhe duke mbajtur slogane “Vuçiq i ke vjedhur zgjedhjet” dhe “Jepni fund diktaturës”.
Vuçiq, i cili do të inaugurohet në fund të muajit maj, fitoi zgjedhjet presidenciale ditën e diel me një shumicë votash, kështu duke marrë 55% të votave qysh në raundin e parë.
Ende nuk është e qartë se kush janë organizatorët e protestave, megjithatë nga zyrtarë të qeverise është thënë që këto janë të bëma të kundërshtarëve politik.
Ndërsa protestuesit kanë deklaruar që Vuçiq është autokrat dhe se partia e tij, Partia Progresiste e Serbisë, është e korruptuar dhe është përdorë si instrument në atë çfarë ata i kanë quajtur zgjedhje mashtruese.
Kërkesat e protestuesve, të postuara online nga një grup studentësh, përfshijnë shkarkimin e komisionit zgjedhor, rregullatorin medial dhe të kryeredaktorëve të televizionit shtetëror RTS TV, ngaqë, sipas tyre, kanë dështuar në lehtësimin e votimeve të lira dhe të drejta.
Studentët kanë thënë që në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre ata do të kërkojnë zgjedhje të hershme parlamentare.