Lajmet e fundit

Në ditën e punëtorëve këtë vit në Kosovë do të ketë protesta.
Në kryeqytet është organizuar që të mbahet një marsh protestues për gjendjen në sektorin privat.
Po ashtu protestë do të mbajnë edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem” të cilët do të kërkojnë nga AKP që ky kombinat të kthehet në duart e ish-punëtorëve, njofton Klan Kosova.
Protesta në Prishtinë fillon në ora 12:00, kurse ajo në Han të Elezit 10:30.