Lajmet e fundit

Pas arrestimit të ish presidentit të Katalonisë, Carles Puigdemont, kundërshtarët dhe mbështetësit e pavarësisë së Katalonisë nga Spanja organizuan në grupe të ndara sot protesta në Barcelonë, transmeton Klan Kosova.
Ish-kreu i parlamentit të Katalonisë u arrestua sot nga policia gjermane afër kufirit me Danimarkën, sipas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja.
Policia gjermane njoftoi se arrestimi ishte bërë, pasi Puigdemont do të largohej nga Gjermania drejt Danimarkës.
