Lajmet e fundit

Në protestat e mbajtura nga komuniteti Patel të cilët kërkojnë të drejtën e arsimit dhe të punësimit në sektorin publik në rajonin Gujarat në veri-perëndim të Indisë humbën jetën 8 persona, raporton Anadolu Agency.
Në lajmet e shtypit vendas theksohet se në protestat e mbajtura në rajone të ndryshme të vendit kanë humbur jetën 8 persona duke prëfshirë një polic si dhe janë plagosur qindra të tjerë.
Gjithashtu theksohet se anëtarët e komunitetit kanë dëmtuar bankat e shtetit dhe kanë dëmtuar pronën publike, i kanë vënë zjarrin autobusave të bashkisë dhe gjithashtu kanë sulmuar ndërtesën e policisë dhe punonjësit e saj.
Në disa qytete është vendosur ndalimi për daljen nëpër rrugë si dhe janë dërguar ushtarë në rajon. Ndërsa për të parandaluar përhapjen e ngjarjeve në rajonin Gujarat janë ndërprerë shërbiemt e internetit dhe të telefonit.
Kryeministri Indian, Narendra Modi në një deklaratë pas ngjarjeve tha: "Dhuna nuk i shërben askujt. E vetmja rrugë për të përparuar është një dialog paqësor".
Pas një mitingu ditën e djeshme ku morën pjesë afërsisht gjysëm milioni persosnash në rajonin Ahmedabad ishte ndaluar lideri i komunitetit, 21 vjeçari Hardik Patel, ku si pasojë e kësaj grupi Patel i cili është me ndikim në rajon dhe i cili përbëhet më shumë nga fermerët nisën një grevë në mbarë vendin.
Kërkesa e komunitetit Patel për heqjen limiteve të konteigjenteve të vendosura në shkolla dhe në zyrat shtetërore për shkak të sistemit kast, ishte refuzuar nga kryeministi i rajonit Anandiben Patel me aryetimin se ishte në kundërshtim me vendimet e gjykatës së lartë.
Komuniteti Patel i cili përbën afërsisht 20 përqind të popullsisë në rajonin Gujarat që ka një popullsi prer 63 milionë banorësh përbëhet përgjithësisht nga fermerët.