Lajmet e fundit

Qindra demonstrues mbrëmë kanë dalur në rrugët e Çikagos në Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet e kanë publikuar një video ku shihet një polic i bardhë duke e vrarë një person me ngjyrë, transmeton Klan Kosova.
Prokurorët e publikuan këtë video disa orë pasi polici, Jason Van Dyke 37 vjeçar është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, gjatë të shtënave kundër 17 vjeçarit, Laqan McDonald, në tetor të vitit 2014.
Prokurorja lokale, Anita Alvarez, tha se publikimi i videos “është me të vërtetë i rëndësishëm për sigurinë publike, që banorët e Çikagos ta dinë se ky oficer mbahet përgjegjës për aksionet e tij”.
Vrasja e të riut McDonald, është e fundit në një varg të incidenteve vdekjeprurëse të përdorimit të forcës së policisë kundër afrikano-amerikanëve gjatë 18 muajve të fundit.