01.05.2016 · përditësuar para 3744 dite1 min lexim
Me nga një copë bukë në dorë kanë dal para hyrjes së fabrikës Sharrcem.
Ish-punëtorët e kombinatit Sharr kanë protestuar me nga një copë bukë në duar.
Ata po thonë se shteti i Kosovës, ua mori bukën nga dora.
Njëri prej tyre është Sulejman Mani, i cili tash e sa kohë ka mbetur i pa punë, njofton Klan Kosova.
Gjithë këta punëtor pretendojnë se janë aksionar të ndërmarrje Sharrcem, andaj kanë dalë për të protestuar.
Në këtë protestë morën pjesë afërsish 150 persona, ndërkohë gjatë gjithë kohës pos sigurimit privat të fabrikës, ata i monitorojë edhe Policia.
Kronikë nga Dibran Istrefi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.