Lajmet e fundit

Mbi 100 mijë njerëz kanë dalë në rrugët e Rumanisë në përkrahje të pavarësisë së drejtësisë – kundër sundimit të Social Demokratëve.
Disa kanë marshuar 450 kilometra në protestë. Në të kaluarën vetëm yjet si AC/Dc dhe Andre Rieu kanë arritur të mbushin sheshin e madh të Piata Constitutiei në Bukuresht, shkruan DË, përcjell Klan Kosova.
Të shtunën mbrëma nuk ka qenë vetëm ky shesh i mbushur por edhe bulevardet tjera për te “Palace of People” si dhe ndërtesa e parlamentit.
50 mijë veta marshuan drejt parlamentit, duke brohoritur “hajnat” dhe duke valuar flamujt.
Ata po protestojnë në mot me borë kundër dy ligjeve të propozuara për ligjin të cilat sipas tyre vetëm sa e vështirësojnë ndjekjen e krimit dhe luftimin e nivelit të lartë të korrupsionit.
Përveç në Bukuresht protesta ka pasur edhe nëpër qytetet tjera të Rumanisë.