Lajmet e fundit

Organizatat e ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore sot mbajtën një marsh me makineri motorike në kryeqytet.
Ata u nisën nga Çagllavica deri në rrethin kryesor në Prishtinë si grup i organizuar në mënyrë masovike.
Pikëtakimi i tyre ishte sheshi “Nëna Terezë” ku më pas vazhduan marshin drejt komunës së vjetër të Prishtinës me vazhdim drejt objektit të komunës së re.
Ata kërkuan shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit Liburn Aliu si dhe shefit të sektorit të ndërtimeve Ergyn Hajredinaj.
Shoqata e ndërtimtarëve po konsideron se fajtorë kryesor janë këta të fundit sepse kanë penguar zhvillimin e bizneseve.
Përmes kësaj proteste, ndërtimtarët poashtu kërkuan respektimin e ligjit dhe të drejtës se bizneseve për ushtrimin e veprimtarisë.
Për më tepër, ata derdhën kamionë me beton para objekteve të dy komunave, dhe më pas u shpërndanë të qetë.
Gjatë këtij tubimi, policia ka qenë prezente , por nuk është shënuar ndonjë incident.