Lajmet e fundit

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit kosnideron se protesta e studentëve para kishës së Krishtit Shpëtimtar që ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës është një tjetër veprim i drejtuar kundër Kishës Ortodokse dhe popullit serb në Kosovë që sipas tyre " qe 17 vjet janë të ekspozuar ndaj terrorit sistematik etnik",transmeton Klan Kosova
Ata besojnë poashtu se se protesta është mbajtur në mënyrë që të tërheqë vëmendjen nga Gjykata Speciale.
" Për serbët ortodoksë kisha është kryesisht një ndërtesë fetare në ndërtim e sipër, e cila nuk ka të bëjë me ndonjë politikë dhe e është ndërtuar bazuar në të gjitha rregullat e procedurat me të cilat janë ndërtuar edhe objekte të tjera në Kosovë".
"Sot Prishtina është qytet i pastruar etnikisht dhe turp për ata që e kanë bërë këtë dhe njerëzit që e lejojnë një gjë të tillë. Spastrimi etnik është kryer sistematikisht që nga viti 1999 dhe kulmi i kësaj barbarie duhet të jetë prishja e tempullit të Krishtit Shpëtimtarit, kryqi i së cilës shqetëson nga ata që duan të kthejnë Kosovën në një lloj shoqërie talibanë të urrejtjes dhe intolerancës",thuhet në deklaratën e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se udhëheqësit politikë të Kosovës mbeten të shurdhër ndaj ankesave të Kishës Ortodokse Serbe për të mbrojtur këtë transmeton Klan Kosova.