Lajmet e fundit

KEDS-i ka reaguar pas protestës së sotme të punëtorëve të kësaj kompanie që shprehën pakënaqësi për pagat dhe kushtet e punëtorëve.
“Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të përmirësojmë kushtet dhe beneficionet e punëtorëve tanë dhe e këtë synojmë ta arrijmë në një bashkëpunim të ngushtë me sindikatat dhe entitete të tjera".
"Ne e respektojmë të drejtën e punëtorëve për të protestuar dhe shpresojmë në koordinim sa më të mirë me organizatorin për të siguruar që operacionet tona të mos ndërpriten për më tepër duke pasur parasysh që ne jemi kompani që ofron shërbime për të gjithë konsumatorët”,
"Edhe një herë ne sigurojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me sindikata në përpjekjet tona në përmirësimin e operacioneve tona, përfshirë edhe kushtet dhe mirëqenien e punëtoreve, me objektivin e qartë për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët", thuhet në deklaratën e kësaj kompanie, transmeton Klan Kosova.