Lajmet e fundit

Tre partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën sot do të mbajnë manifestimin e radhës në Pejë për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave serbe.
Sipas Opozitës Peja është një prej komunave që dëmtohet më së shumti prej marrëveshjeve kriminale të nënshkruara prej Qeverisë Mustafa-Thaçi, sidomos prej marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, që ia heq Kosovës mbi 8000 hektarë tokë.
"Për këtë tokë është derdhur gjak dëshmorësh, dhe askush nuk ka të drejtë t’ia falë dikujt".
"Po ashtu, Peja është e prekur prej enklavizimit të komunave e vendbanimeve me shumicë serbe, të cilat Serbia po dëshiron t’i përfshijë në një projekt që e shkatërron Kosovën, siç është “Zajednica”.
"Ne nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës" thuhet në njoftimin për protestë të Vetëvendosjes, transmeton Klan Kosova.