Lajmet e fundit

Policia e Shtetit ka marrë masat për ruajtjen e Parlamentit dhe për ruajtjen fizike të deputetëve të Kuvendit, pasi sot opozita do të zhvillojë protestën e radhës.
Edhe në këtë seancë, përfaqësuesit e mazhorancës, por edhe deputetët e rinj opozitarë do të hyjnë nga pedonalja, e cila është rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
Godina e Parlamentit do të vijojë të jetë e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune, shkruan Top Channel.