Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me protestën e sotme të opozitës.
Ai në një postim në Facebook i ka quajtur protestat e "verbra" që godasin deputetë, institucione dhe policë
"Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit".
"Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale .Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.