Lajmet e fundit

Nëse opozita vendos që të organizoj përsëri protestë, atëherë ajo do të dështoj pasi numri I protestuesve do të jetë edhe më I vogël sesa në protestën e kaluar, kështu thotë analisti politik edhe avokati, Azem Vllasi.
Sipas tij, vendin mund ta rrezikojë vetëm një shpërthim spontan i popullit, e jo përmes protestave të thirrura nga opozita.
“Fuqia e opozitës është parë në protestën e fundit dhe nëse ata prapë synojnë të organizojë protesta, atëherë numri i protestuesve do të jetë shumë i vogël, sepse qytetarët e kanë kuptuar se AAK dhe Nisma përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje po synojnë ta ç’kapin shtetin për ta kapur vet”, ka thënë Vllasi.
Vllasi thotë se qytetarët e kanë kuptuar se drejtuesit e opozitës, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, po synojnë ta ç’kapin shtetin për ta kapur vet. Ai thekson se gjendja sociale në vend është e rënd dhe popullit i është sosur durimi.
Nga ana tjetër partitë opozitare sot gjatë ditës kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta, por nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të mbahen ato.