Lajmet e fundit
Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja

Përkrahës të Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Por policia ka tentuar ti ndalojë duke u hequr edhe pankartat.
Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja.
Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty. Por policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama.