Lajmet e fundit
Komisioni i Familjarëve të Dëshmorëve të Kombit sot do të publikojë detajet e skenarit të protestës. Ata duhan që familjarëve të tyre t’u njihet statusi i dëshmorit nga institucionet.

Një konferencë për media që do të mbahet sot nga Komisioni i Familjarëve të Dëshmorëve të Kombit, do t’i shpalosë detajet e skenarit të protestës, që mendohet të mbahet shpejt në Prishtinë.
Kërkesa e familjarëve të dëshmorëve është që të rënë e para luftës së fundit në Kosovë të futen në listën e dëshmorëve.
Familjarët kanë dhënë paralajmërimin se nuk do të ndalen deri në realizmin e kërkesave, kjo pasi familjarët e tyre njihen si dëshmorë nga qytetarët, prandaj do të duhej të trajtohen si të tillë edhe nga institucionet.