14.05.2016 · përditësuar para 3731 dite1 min lexim
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë organizuar protestën e paralajmëruar për 14 maj dhe ashtu siç kishin premtuar ajo ishte masive.
Për herë të parë pjesë e kundërshtimit opozitar nuk ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ka kohë tashmë që AAK e Nisma kanë nënshkruar një koalicion parazgjedhor pa Vetëvendosjen.
Në protestë, Policia e Kosovës ka thënë se ishin vetëm 5000 qytetarë, mirëpo nga organizatorët e protestës, të cilët nuk kanë dhënë shifra, është kundërshtuar ky numër duke u cilësuar si vlerësim qesharak dhe tërësisht i gabuar.
Në fjalimet e liderëve opozitarë edhe njëherë u tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, sepse Qeveria aktuale me nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë për Asociacionin dhe me Malin e Zi për Demarkacionin është bërë e kundërligjshme.
Fotografi Haris Alija për Klan Kosovën ka ngrirë disa nga momentet kryesore të kësaj proteste.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.