Lajmet e fundit

Deputetët demokratë nuk do të jenë në Kuvend deri më 18 shkurt, kohë kur është thirrur protesta nga ana e kreut të PDsë Lulzim Basha.
Sipas informacioneve të marra nga “News 24”, deputetët e opozitës në këto ditë nuk kanë për të shkuar nëpër komisione, por se ata do të grumbullojnë sa më shumë njerëz për protestën e paralajmëruar.
Kjo lëvizje e PD bëhet edhe pse nuk ka vendim zyrtar për braktisje të Kuvendit të Shqipërisë nga ana e deputetëve.