Lajmet e fundit

Protestat nuk e kanë ndërmend t’i ndalin.
Nga vendi ku të shtunën u kërkua largimi i qeverisë tre liderët e partive opozitare folën për manifestimin e një dite më parë.
Lideri i Vetëvendosjes nuk e fshehu gëzim për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këtë manifestim e mesazhin që pati ajo për qeverinë,njofton Klan Kosova.
Reflektim të qeverisë pas tubimit të së shtunës po pret edhe Ramush Haradinaj.
Për Liderin e Nismës protesta e 9 janarit do të mbahet mend për numrin e madh të protestueve, që sipas Fatmir Limajt nuk kishte asnjëherë pas luftës.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.