Lajmet e fundit

Protesta e organizuar nga shoqëria civile kundër korrupsionit do të vazhdojë edhe nesër në fillim prej orës 19:00.
Si edhe dy herave të tjera thirrja për këtë protestë është bërë në rrjetin social Facebook dhe organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të iu bashkëngjiten dhe të ngrisin zërin kundër padrejtësive, gënjeshtrave dhe lakmisë së pushtetarëve.
Ata gjithashtu i ftojnë qytetarët anembanë Kosovës të krijojnë grupe të pavarura dhe të organizohen nëpër vendbanimet e tyre paralelisht me Prishtinën.