Lajmet e fundit
Pas eskalimit të situatës Policia e Kosovës ka filluar t'i shpërndajë protestuesit - ka arrestuar dhjetë nga ta. Ndërsa në proces është lënduar një pjesëtar i saj.

Protestat e mbrëmshme para selisë së Kuvendit të Kosovës nga aktivistë të partive opozitare devijuan në dhunë nëpër rrugët e qytetit.
Kështu thuhet në një njoftim që Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka dërguar për media.
Njoftimi sqaron se veprimi i policisë së shtetit ka çuar në arrestimin e dhjetë protestuesve dhe lëndimin e një pjesëtari të saj.
Ai poashtu u jep kuptim masave të mëdha të sigurisë rreth institucionit legjislativ të cilan kanë qenë të kërkuara nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.