Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka miratuar raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsion dhe Strategjinë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, gjatë raportimit të tij në këtë komision ka pranuar se duhet të ndërrohet emri i kësaj agjencie dhe të bëhet Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
“Agjencia nuk është e imja, pajtohem me iu ndryshuar emri si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, duhet ta ketë parandalimin, duhet me ekzistuar dhe ende mu fuqizuar në aspektin administrativ”, tha Havolli.
Sa i përket veprimtarisë që ka AKK-ja, Havolli tha se nga kjo agjenci janë ngritur 90 aktakuza, prej tyre janë shqiptuar 56 aktgjykime dënuese në Prokurori.
Shefi i AKK-së ka treguar se 98 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë e tyre, ku nga 4737 zyrtarë kanë deklaruar 4660.