Lajmet e fundit

Në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të fillojë pas pak mbledhja e Kryesisë.
Deri më tani, në selinë e VV-së ka arritur Kryeparlamentari Glauk Konjufca, anëtarët e partisë Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci, Tinka Kurti, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli, raporton Ekonomia Online.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit.
Dje pas takimi Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre. Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë të ditur se liderit të VV-së i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit.