Lajmet e fundit

Pronari i kompanisë së ushqimit të porositur online “Yemek Sepeti” shiti kompaninë e tij për 589 milionë dollarë, dhe më pas i dha punëtorëve të tij një surprizë bujare.
114 punëtorëve të tij ai i dha 27 milionë dollarë , ku secili prej tyre përfitoi mesatarisht 215 mijë euro.
Historia e "Yemek Sepeti" nuk është një rrëfenjë e shkruar brenda natës, unë besoj te fryma e përbashkët dhe mendoj se, suksesi është edhe më i madh e i kënaqshëm, kur ndahet me të gjithë ekipin tënd”, u shpreh ai.
Është raportuar se punëtorët kur kanë dëgjuar lajmin prej gëzimit kanë shpërthyer në lot, transmeton Klan Kosova.
Yemeksepeti, që do të thotë "karrocë e ushqimit" në gjuhën turke, është vendi i parë dhe më i madh i Turqisë në internet e ofrimit të ushqimit, e ngjashme me platformat si Postmates ose Grubhub.
Kompania premton do ta dërgojë ushqimin e konsumatorëve të saj brenda 30-45 minutave në shtëpitë e tyre.