Lajmet e fundit

Pavarësisht insistimit të Kiksit që të bie në kontakt me blerësin tjetër, Faim Hotin të pronës në Ortakoll të Prizrenit, kjo ishte e pamundur.
Rrëfimin e Faimit nga Prizreni, Kiks nuk arriti ta marrë, i cili tani jeton në Zvicër. Por, Kiksi mori versionin e avokatit të Hotit, Durim Nevzati që e përfaqëson atë që nga viti 2020 dhe i njëjti tha që pala e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetsore që të flasë.
Sipas avokatit, klientit të tij i ishte ofruar kontrata për blejren e pronës në Ortakoll të Prizrenit nga Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë në Prizren dhe jo nga serbi Zoran Gariq, të cilit komuna e Prizrenit para luftës ia kishte dhënë pronësinë e tokës.
Por, si u shfaqën problemet me serbin lidhur me vërtetësin e ngastrës?
Mbrojtësi i Hotit, tha për Kiksin se Engjull Qollaku nuk është i vetmi person që pretendon që e bleu tokën nga serbi.
Kiksi ka telefonuar edhe Adem Ndrecaj, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të flas përmes telefonit. E për këtë të fundit, Engjulli i ka thënë Kiksit se ka qenë vetëm ndërmjetësus për pazar me serbin pasi në atë kohë jetonte në Zvicër.
Vërtetsinë e nënshkrimit të kontratës që klienti e tij e kishte bërë me Kadri Ukimerin, nuk është shumë me rëndësi për avokatin Durim Nevzati.
I pyetur nga Kiksi nëse nënshkrimi i Zoran Gariq ishte i falsifikuar, ai tha se ka mundësi por kjo nuk ka shumë peshë.
Ndryshe thotë avokati Florim Shefqeti, që e mbron Engjull Qollakun i autorizuar nga serbi për të drejtat e pronës.
Shefqeti thotë përmes gjeodetit Sedat Krasniqi, siç e ka kërkuar gjykata kanë vërtetuar se nënshkrimi është falsifikuar.
Përfaqësuesi i Engjullit, ka shprehur kritika për gjykatën për ngelizhencën e rastit, pasi që nga viti 2023 nuk kanë caktuar asnjë seancë gjyqësore ani pse i është dorëzuar ekspertiza e graflogjisë.
Kjo histori 25 vjeçare, ende nuk ka marrë epilog.
Institucionet e shtetërore nuk kanë arritur që të vërtetojnë pronësinë e ngastërs për dy dekada. Tani toka është në posedim shfrytëzim të Faim Hotit, derisa lufta ligjore me pretenduesi ntjetër Engjull Qollaku është duke vazhduar.