Lajmet e fundit

Vetëm 16% e pronave të paluajtshme në Kosovë janë të regjistruara në emër të femrave.
Kjo përqindje e dhënë muaj më parë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, i ka prekur fort zyrtarët e
Agjencisë për Barazi Gjinore në zyrën e Kryeministrit. Tani, këta e nxorën një udhëzim administrativ për regjistrimin e pronave në emër të dy bashkëshortëve.
Në këtë mënyrë, çdo çift i cili blen një pronë të paluajtshme dhe e regjistron atë në emër të të dy bashkëshortëve, lirohen nga taksat.
Drejtoresha e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edona Hajrullahu, tha se krejt kjo po bëhet për të ngritur ekonomikisht gruan në Kosovë.
Sipas saj, ky udhëzim ndihmon i ndihmon gratë në shumë aspekte.
Por telashe kanë dal në disa komuna. Sipas drejtoreshës së Odës së Noterëve në Kosovë kryeqyteti ka probleme sa i përket taksave.
Megjithatë Shehu tha se zbatimi i këtij udhëzimi është tejet i rëndësishëm.
Por në Komunën e Prishtinës thonë që atë udhëzim e zbaton njëra drejtori, por jo edhe një tjetër.
Zëdhënësja Miranda Mullafazliu-Bejta, tha se e kanë dërguar një shkresë tek kryeministri për të treguar disa pika të cilat, nuk mund të zbatohen.
Ndërkaq, në një komunë tjetër, nuk janë të informuar fare për këtë udhëzim administrativ.
Megjithëkëtë, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, thotë se nëse marrin diçka konkrete janë të gatshëm ta zbatojnë.
E në një komunë tjetër, ky udhëzim veçse ka filluar të zbatohet.
Në komunën e Skenderajt thonë se është shumë pozitive një gjë e tillë.
Mirëpo edhe për kundër që në këtë komunë ka filluar të zbatohet, interesimi është shumë i vogël.
Por vet qytetarët po e vlerësojnë si shumë të mirë këtë udhëzim.
E dikush tjetër madje po gëzohet për udhëzimin e ri.
Ky udhëzim Administrativ u votua në shkurt të këtij viti, ndërkaq ka hyrë në fuqi më 3 mars 2016 kur edhe është nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa.
Kronikë e Artiana Matoshit.