Lajmet e fundit

Në Ministrinë e Administratës Publike u bë promovimi i Sistemit Elektronik për Organizata Jo-qeveritare, që do të krijojë lehtësira për regjistrimin e OJQ-ve. Ministri i MAP-it Mahir Yagcilar, gjatë kesaj ceremonie tha se me Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020 dhe me Planin e Veprimit, ndër objektivat kryesorë është edhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, bizneset dhe OJQ-të.
Projekti të cilin po e promovojmë, sot , theksoi ministri Yagcilar, ofron të gjitha shërbimet të cilat i ofron edhe Departamenti për OJQ-të. Ky projekt është realizuar në kuadër të projekteve të e-Qeverisjes, ku Sistemi Elektronik i OJQ-ve, do të ketë mundësi ndërveprimi për shkëmbimin e informatave me sistemet tjera elektronike të cilat funksionojnë në kuadër të institucioneve shtetërore.
Ai, me këtë rast foli edhe për Kornizën Ligjore, në kuadër të së cilës po punohet në hartimin e Ligjit të ri për Lirinë e Asociimit në OJQ i cili ligj do të jetë në përputhje me standardet evropiane. Ky proces i këtij Ligji është duke u zhvilluar në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile.
Para pjesëmarrësve të këtij promovimi, përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile, ekspertet demonstruan në mënyrë praktike mënyrën e përdorimit të këtij sistemi, kurse gjatë debatit të zhvilluar, me këtë rast, u dhanë përgjigje në pyetjet e të pranishmëve, transmeton Klan Kosova.