Lajmet e fundit

Disa nga historitë e grave të dhunuara në Kosovë tani edhe mund të lexohen në librin “Zonja Misterioze”, të shkrimtares nga Shqipëria, Lola Shehi.
"Zonja Misterioze" u promovua të mërkurën në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, para shumë dashamirëve të librit e përfaqësues institucionesh.
Recensentja Flora Brovina nuk foli për librin por hodhi poshtë akuzat se zëri i grave të dhunuara gjatë luftës nuk është dëgjuar.