Lajmet e fundit

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" është promovuar gjatë së dielës libri "Familja Jashari - në dritën e betejës për liri".
Në këtë organizim ishte i pranishëm Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i cili e vlerësoi këtë vepër si unike.
Në këtë libër janë përmbledhur shkrime të gazetarëve që datojnë që nga dhjetori i vitit 1991 e deri në marsin e 1999-ës.
Pasqyrimi i ngjarjeve gjatë kësaj periudhe, sipas anëtarit të kësaj familjeje, Bekim Jashari, pati ndikim të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit.
E eksperiencën e tij personale, nuk e la pa e rrëfyer gazetari, njëherësh publicisti, Halil Matoshi.
Ndërkaq vepra do të shpërndahet në të gjitha bibliotekat publike, universitare, shkollore dhe speciale në Kosovë, si dhe në ato jashtë vendit.
Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Gresa Nitaj.