Lajmet e fundit

Është promovuar libri “Gollobordë (Golo Bordo) i autorëve Aleksandër Novik dhe Aleksandra Dugushina, në të cilin flitet për një rrugëtim në zonën e Gollobordës në Shqipëri.
Golloborda gjendet në zonën mes kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Novik, gjatë prezantimit, tregoi për eksperiencat gjatë qëndrimit në këtë zonë, të cilën e quajti lehtë të studiueshme për shkak të dialekteve.
“Ky projekt ishte themeluar në mes të viteve 90 dhe në këtë projekt kanë punuar kolegët tanë nga Rusia, Gjermania etj dhe kishim gjetur 13 vende në Ballkan, por materialet gjendeshin më lehtë në vendet ku dialektet janë më të qarta dhe vendosem që në të shkojmë në Gollobordë”, raporton EO.
“Qëllimi jonë në teren ishte mbledhja e një material të mjaftueshëm dhe të domosdoshëm për studimin në terren”, tha Novik.