Lajmet e fundit

Në Bibliotekën Kombëtare është duke u promovuar libri “Lëvizja Protestante te shqiptarët 1818-1908” i autorit David Hosaflook.
Në këtë libër trajtohet lëvizja protestante te shqiptarët në kuadër të lëvizjes protestante mbarëbotërore e cila e ndryshoi rrënjësisht kulturën europiane në shekullin e 16-të dhe që tre shekuj më vonë solli ndryshime edhe në rrjedhën e kulturës shqiptare.
Ky libër, sipas recenzentit Xhevat Lloshit, ka vlera të larta pasi zbulon dokumente të shumta që lidhen me alfabetin shqip, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, sipas recenzentit tjetër Fehmi Cakollit, ky libër është një ndër projektet më kapitale që ka përmbushur një zbrazëti të kahmotshme mungese të mendimit të plotë shqiptar qysh prej Mbretërisë Shqiptare e deri tani.
Libri po promovohet në kuadër të aktivitetit kulturor kushtuar “Ditëve të Alfabetit”, derisa nesër pritet të promovohet edhe në Shkup.