05.06.2018 · përditësuar para 2958 dite1 min lexim
Sot është promovuar libri i ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.
Libri “Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi” është përkthyer nga Shtëpia Botuese “Fan Noli” dhe “Klik Ekspo Group”.
Libri që përmban edhe një parathënie nga Bill Clinton, trajton ndikimin e fesë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por prek edhe luftës e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Rexhep Hida, pronar i Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, tha se ky libër vjen në një moment tejet të rëndësishëm.
“Së pari për shkak të tematikave qe trajton, e dyta vjen në 150 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, së treti në vitin jubilar të Panairit të Librit në Kosovë”.
Libri në shqip po promovohet 12 vjet pasi është botuar në gjuhën angleze.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.