Lajmet e fundit

Libri i titulluar "Edukata Qytetare" me autorët Sabri Rexha dhe Nusret Pllana u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Libri u vlerësua si një vëllim që do t`i ndihmojë literaturës universitare në të cilat kishte mangësi.
Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe profesorë nga universitetet e rajonit, të cilët thanë se ky libër do të jetë i dobishëm edhe në vendet e tyre, njofton Klan Kosova.