Lajmet e fundit

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u promovua libri “E vërteta për kufirin e vjetër Cakorr-Hajl-Zhleb” i autorit rugovas Ali Kelmendi i cili aktualisht jeton dhe vepron në Zvicër .
Në këtë libër Kelmendi ka sjellë harta, dokumente e atlase të cilat sipas tij dokumentojnë se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është bërë gabimisht.
Në këtë Kelmendin po e mbështet edhe historiani Hakif Bajrami i cili akuzon qeverinë e Kosovës se me interesa të caktuara po duan ta votojnë demarkimin dhe se fakti që pas kësaj do të bëhet liberalizimi i vizave është vetëm një mashtrim, njofton Klan Kosova.