Lajmet e fundit

Sot gjatë ditës është promovuar doracaku për provimin e jurisprudencës.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është shprehur se promovimi i këtij doracaku është një rezultat konkret i Ministrisë së Drejtësisë.
“Profesionalizmi duhet të arrihet me profesionalizëm e ky doracak do të rrit profesionalizmin e juristëve. Kemi shumë interesim për provimin e jurisprudences”
Sipas tij, ky doracak ka pasur nevojë të bëhet sepse ka pasur ndryshime substanciale në fushën penale e civile si dhe fushat e tjera të drejtësisë, njofton Klan Kosova.
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Andrew Rusell.
Rusell është shprehur se UNDP është duke punuar për reformimin e sistemit të drejtësisë në gjithë boten poashtu edhe në Kosovë.
“Jam i kënaqur që ne po e vazhdojmë një program të gjatë të bashkëpunimit me ministrin e drejtësisë. UNDP po kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të drejtësisë në Kosovë”.