Lajmet e fundit

Bajrami shtoi se Demaçi mbajti gjallë kauzën e Kosovës për liri duke u bërë shembull se si nuk duhet të gjunjëzohet intelektuali.
Ndërsa për librat mbi tri gjykimet e tij ministri i arsimit deklaroi tha se do ta mbajnë gjallë kontributin e veprimtarit të çështjes kombëtare.
Fjalë të mëdha për Demaçin pati edhe ambasadori i Shqiperise në Prishtinë, Qemajl Minxhozi, i cili tha se ai përfaqëson mençurinë mbarëshqiptare.
Në vitin e Demaçit, ambasadori shqiptar paralajmëroi shtrirje të aktiviteteve edhe në Shqipëri.
Në këtë ceremoni nuk ishte i pranishëm Adem Demaçi, por bashkëshortja e tij, njofton Klan Kosova.