Kronikë nga gazetarja: Gremisa Latifi
Nuk ndodh shpesh që në Preshevë të vijnë shkrimtarë nga Shqipëria. Meqë të mërkurën vinte një i tillë, te biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi” u bënë shumë përgatitje.
Ato, sikur edhe mikpritja e shqiptarëve të këtushëm, i bëri shumë përshtypje mysafirit Ben Blushi, që erdhi nga Tirana të promovojë dy librat e tij, “Komploti” dhe “41 Sekrete”.
Përveç promovimit të librave, Blushi tha se ka edhe një arsye tjetër pse doli në Preshevë.
Shkrimtari u vlerësua shumë nga Ardita Sinani, liderja e Preshevës, kryekomunës shqiptare në Luginë, e cila territorialisht ndodhet në Serbi.
Edhe tjerët në Presheve e shohin Blushin si një shkrimtar të niveleve më të larta.
Për t’i marr librat e autorit nga Tirana dhe për ta takuar atë personalisht, pati interesim të madh.
Kjo ngjarje u organizua me rastin e ditës së themelimit të Bibliotekës së Qytetit të Preshevës dhe me këtë rast, ky institucionin e dekoroi Blushin me mirënjohje. /Klankosova.tv
https://youtu.be/pqMXneS-JLU
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.