Lajmet e fundit

Si mori vendim Komuna e Prishtinës ta rregullojë sheshin “Adem Jashari” pa miratimin e Kuvendit të Kosovës?
A do të lejojë ky institucion të zhvillohen punimet në pronën e tij?
Në cilën kohë Prishtina po bllokohet nga veturat e shumta dhe kush po e shkakton kaosin në komunikacion?
Cila është gjendja e tregjeve në kryeqytet? Cili prej tyre ka kushte më të mira, e cili jo?
Sa janë të kënaqur personat me aftësi të kufizuara më punën që Komuna e Prishtinës bëri për ta?
Si duket teatri Dodona pas renovimit dhe si i pritën risitë vizitorët e teatrit të qytetit?
Të gjitha këto, por edhe shumë më tepër se kaq, na ndiqni, të shtunën, në ora 18:00, në emisionin ekskluziv të kryeqytetit: “Ju flet Prishtina”.