Lajmet e fundit

Pyjet janë pasuria më e madhe natyrore e Prishtinës.
Por, sa po ruhen e si po menaxhohen ato? Kjo temë trajtohet në edicionin më të ri të emisionit "Ju Flet Prishtina".
Kush janë keqbërësit që u zunë këtë javë duke vjedh dru në Butovc?
Sa veta janë dënuar për këtë gjë, deri tash nga gjykatat?
Me çfarë e ruajnë pyllin rojat e malit? Sa hektarë pyje u dogjën qëllimshëm vitin e kaluar? Si mbrohet parku më i madh i prishtinasve, Gërmia?
Për të gjitha këto, por edhe shumë më tepër se kaq, na ndiqni të shtunën, në orën 18 :00 në emisionin ekskluziv të kryeqytetasve "Ju flet Prishtina" në Klan Kosova.