Lajmet e fundit

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Clare Melany Lawson, ka thënë se sa i përket përditësimit të nxjerrjes së materialeve, Prokuroria – pas konferencës së fundit – ka nxjerrë edhe dy pako me materiale.
Ajo, në konferencën e sotme për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, tha se deklaratat e rreth gjysmës së dëshmitarëve në mbështetje të aktakuzës janë përpunuar.
“Prokuroria ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale - janë paketat 23 dhe 24. Po vijojmë që të shikojmë me imtësi materialet e tjera në mënyrë sistematike. Kemi depozituar një kërkesë të katërt për masa mbrojtëse dhe parashikojmë që të parashtrojmë kërkesa të tilla të tjera në përputhje me grafikun kohor të vendosur nga gjykatësi – pra, ose më 6 prill ose para datës 6 prill”.
“Sa i takon vëllimit, deklaratat e mëparshme të afërsisht 1/2 të dëshmitarëve në mbështetje të aktakuzës janë përpunuar dhe janë nxjerrë dhe janë pjesë e kërkesës që kemi depozituar për masa mbrojtëse për të cilën ende nuk ëshë marrë vendim”.