Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pas postimit të Liburn Aliut, i cili sot ka thënë se nuk është i njoftuar që ndaj tij është ngritur aktakuzë.
“Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se më 23.04.2018 ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokurori i Shtetit, me datë 17.04.2019, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (me datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara më 24.07.2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
https://klankosova.tv/ministri-aliu-thote-se-zyrtarisht-nuk-eshte-ne-dijeni-se-ekziston-ndonje-aktakuze-ndaj-tij/?fbclid=IwAR2DWhtUbFv2CbLjs-vk_MDdgBptde3KrE-57URxFrtMSakDWwRg-7En8wM