Lajmet e fundit

Grupi i "Llapit" është paraqitur sot para Gjykatës së Apelit ku po shqyrtohet ankesa e tyre bërë në këtë gjykatë.
Mbrojtja pretendon në ankesat e saj se Latif Gashit, Rrustem Mustafës e Nazif Mehmetit iu është mohuar e drejta për një gjykim fer, dhe aktgjykimi i shkallës së parë nuk ka vërtetuar në mënyrë të drejët gjendjen faktike kur këtyre të pandehurve u ka shqiptuar dënimin me burgim Latif Gashit prje 6 vjet Rrustem Mustafës 4 e Nazif Mehmetit 3 vjet burgim.
Ata janë dënuar për krime lufte që sipas prokurorisë kanë ndodhur në kampin e Llapashticës gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndërkohë që prokuroria ka kërkuar që aktgykimi i kaluar të mbetet në fuqi dhe të vërtetohen dënimet e shqiptuara.
Seanca akoma po vazhdon, njofton Klan Kosova.