Prokuroria Speciale e Kosovës, ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Arsyeja e kësaj kërkese nga PSRK-ja është që të urdhërohet kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet për t'u intervistuar si dëshmitar.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Themelores, Mirlinda Gashi.
Ajo tha se kërkesa është duke u shqyrtuar.
"Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata", deklaroi ajo për Klankosova.tv
Dy herët e kaluar, shefi i Qeverisë e kishte refuzuar ftesën PSRK-së.
Bile, ai i pati ftuar prokurorët në zyrën e tij.
"“Prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them ‘S’po vij’, të shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, pati thënë Kurti.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.